05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vdiq aktorja Kelli Preston bashkëshortja e Xhon Travolltës.

Aktorja amerikane Kelli Preston vdiq në moshën 57 vjeçare, pas luftës dyvjeçare me kancerin në gji. Lajmin e hidhur në internet e publikoi bashkëshorti i saj Xhon Travollta.

Ata dy pranë njëri tjetrit kanë aktruar në filmin “Fusha e Betejës: – Toka” (Battlefield Earth), prej vitit 2020.

Së bashku kanë tre fëmijë – Ela (20), Benxhamin (nëntë) dhe djalin Xhet, i cili vdiq në vitin 2009.

Keli Preston është e njohur për filmat “Xheri Makgvaer” me Tom Kruz (1996), “Për dashurinë ndaj lojës” me Kevin Kostner (1999) dhe “Binjakë” (1988), ku e ka aktruar vajzën e Arnold Shvarceneger. Ajo u paraqit edhe në videoklipin e këngës “She Will Be Loved“ të grupit “Marun 5” në vitin 2004. sa/

Të fundit