Në Spitalin Klinik në Manastir pasditen e djeshme ka ndërruar jetë 24-vjeçari S.T. i cili u shtrua me temperaturë shumë të lartë dhe ethe, përcjell TV21. Ai u shtura menjëherë në repartin e terapisë intensive, por edhe pse mjekët e trajtuan me kujdes, gjendja e tij përkeqësohej orë pas ore, kështu që, pas gati dhjetë orësh shtrimi, ai ndërroi jetë.
Drejtoresha e Spitalit, dr. Elizabeta Ivanovska tha se djalit të martën më 26 shtator i është nënshtruar mjekimit dhe terapisë, pas së cilës është liruar në shtëpi. Por, natën mes të martës dhe të mërkurës, përsëri ka pasur temperaturë të lartë, pas së cilës gjendja është përkeqësuar. Në një situatë të tillë, djali është kthyer në spital. Më pas, autopsia tregoi nuk ka pasur ndonjë gabim mjekësor dhe se shkak ka qenë koagulimi intravaskular i deseminuar. Nga Spitali klinik i Manastirit kanë thënë se autopsia ka treguar se vdekja e djalit ka ardhur për shkak të infeksionit të rëndë dhe gjakderdhjes së brendshme të organeve.