29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Veljanovski dhe Rashkovski lirohen nga paraburgimi shtëpiak

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkvoski nga dje nuk është në paraburgim shtëpiak për shkak se Gjykata e Apelit ia hoqi masën dhe pranoi garancinë prej 192.000 eurove.

Këtë vendim e ka marrë Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Apelit i përbërë nga gjykatësit Tanja Mileva, kreytari i këshillit, Gjoko Ristov dhe Lirie Elezi Ajrullahu.

Në vendim thuhet se pranohet garancia e ofruar nga i akuzuari Rashkovski në vlerë prej 192.980 euro që përmban pronë të patundshme.

Në vendimin e gjykatës thuhet se i akuzuari pas heqjes së masës së paraburgimit shtëpiak ka për detyurë që të paraqitet çdo të hënë të parë në muaj në ora 10:00 në gjykatë.

“Përkohësisht marrjen e dokumentit të udhëtimit për të kaluar kufirin, përkatësisht ndalesa për dhënie të dokumentit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata po ashtu ia ka hequr masën e arrestit shtëpiak, ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, i cili ka qenë në paraburgim shtëpiak për shkak të dënimit për ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi/

Të fundit