20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vëllau i Xhorxh Flojd e dënoi dhunën, kërkon paqe

Terens Flojd, vëllau më i vogël i afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili ishte vrarë nga një polic në Mineapolis, bëri thirrje në qetësim të situatës dhe i dënoi protestat e dhunshme që mbahen në mbarë SHBA-në.

Flojd për Ej-Bi-Si Njuz deklaroi se dëshiron të ngritet akuzë për vrasje të shkallës së parë kundër policit Derek Çovin, i cili me gju e ngulfati vëllaun e tij, si dhe kundër policëve tjerë të cilët morën pjesë në atë aksion.

Ai theksoi se shumica Xhorxh Flojdin e kanë përshkruar si “xhin i butë”.

“Edhe unë jam i zemëruar. Ndonjëherë jam i hidhëruar. Dua të çmendem”, tha Terens Flojd. sa/

Të fundit