28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vendimi për udhëtim të funksionarëve, është vetëm për takime për koordinim rajonal të masave

Vendimi të lejohet vizitë e funksionarëve në vendet fqinje, nuk do të thotë se secili funksionar mund të udhëtojë, por kjo vlen vetëm për takime rajonale për koordinimin e aktiviteteve dhe masat lidhur me lehtësimin e masave, sqaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sqaroi se nuk bëhet fjalë për asgjë tjetër përveç për takime të organizuara me arsye të koordinohen pikërisht këto aktivitetet lidhur me lehtësimin e masave, ndërsa për të cilët nevojitet qasje rajonale.

“Të gjitha vizitat zhvillohen në përputhje me protokollin, të cilin për vizita të tilla e ka miratur Komisioni për sëmundje infektive. Nuk bëhet fjalë t’i lejohet secilit funksionar të mund të udhëtojë, por vetëm për takime të tilla për të cilët tashmë janë paralajmëruar takime në periudhë të këtillë”, deklaroi Filipçe.

Komisioni Evropian, tha Filipçe dje doli me pako të masave për udhëtim në BE në pajtim me rekomandimet për veprim të koordinuar sot do të nisem për takim me ministrin e Shëndetësisë të Greqisë.

“Në takim do të shkëmbejmë përvoja për menaxhimin e deritanishëm të krizës, të cilat duhet të ndihmojnë në betejën e mëtutjeshme me virusin. Përgatitjet e sistemit shëndetësor për periudhën e ardhshme kur pritet kulmi i ri, dhe më me rëndësi nga të gjitha, për koordinim lidhur me hapjen e kufijve dhe aeroporteve”, deklaroi Filipçe.

Lidhur me koordinimin e filluar me ministritë e shëndetësisë nga vendet fqinje për udhëtim, Filipçe tha se pas kësaj çështje ekzistojnë qëndrime të ndryshme dhe politika nacionale, të cilat duhet të koordinohen.

“Nga njëra anë disa vende kërkojnë testime para udhëtimit, të tjerat paralajmërojnë se nuk do të kërkojnë. Ne për këtë qëllim, duke pasur parasysh se mund të mbingarkohemi me udhëtarë të cilët duan transit, por edhe qytetarët tonë që duan të udhëtojnë, përfshirë edhe të huajt, në këtë pikëpamje do të mendojmë edhe për alternativën për karantinë, nëse vendoset për një punë të tillë”, deklaroi Filipçe.

Koha kur do të fillojë kjo, tha ai, do të dalë pikërisht nga këto takime.

“Të kemi të paktën në nivel rajonal qasje të unifikuar, që të mos krijohet huti dhe të kërkohet një gjë në një shtet, pastaj për tjetrën në transit diçka krejtësisht tjetër, apo në destinacionin e fundit sërish kërkesë e tretë. Në këtë pikëpamje janë takime koordinuese dhe besoj se më shumë informacione do të kemi gjatë javës së ardhshme”, deklaroi Filipçe. sn/

Të fundit