19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vendvotimet të hapura në kohë, votimi pa kurrfarë probleme

Vendvotimet në mëngjes janë hapur në kohë, votimi deri tani zhvillohet në rendin më të mirë dhe pa kurrfarë probleme, informojnë për MIA-n nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Dita zgjedhore filloi në orën 7 të mëngjesit, me hapjen e 3390 vendvotimeve, ndërsa votuesit nga 90 vendvotime, sepse janë me më pak se 10, të drejtën e tyre të votës e realizojnë në vendvotimin më të afërt. Votimi përfundon në orën 21.

Zgjedhjet e dhjeta parlamentare në vend, të pesta të parakohshme, mbahen nën kushte të veçanta për shkak të pandemisë me KOVID-19. Të gjithë që janë të përfshirë në këtë proces patjetër duhet t’i respektojnë rekomandimet dhe masat për mbrojtje, mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe dezinfektim të duarve gjatë hyrjes dhe daljes nga vendvotimi.

Anëtarët e KSHZ-së në seancën e djeshme edhe njëherë përsëritën se votimi është i sigurt për shëndetin e qytetarëve dhe u bënë thirrje masovikisht të dalin dhe në një atmosferë dinjitoze të votojnë për zgjedhje të deputetëve. sa/

Të fundit