25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vetura godet karriget dhe tavolinat e restorantit, çifti britanik i shpëton “për një fije floku” më të keqes

Ky është momenti kur një çift që ishin ulur në një tavolinë jashtë një restoranti italian, që për një “fije floku” i shpëtuan vdekjes kur një veturë pak centimetra larg tyre u përplas në rrethojën mbrojtëse, dhe karriget e tavolinat e tjera që gjendeshin jashtë.

Kamerat e sigurisë shfaqin një grua dhe një burrë që po diskutonin derisa po shijonin ushqimin në një restorant italian në qytetin e Liverpoolit në Britani të Madhe, kur vetura sportive Audi përplaset në tavolinën e tyre.

Shoferja e identifikuar si Tracey Ellis, 53-vjeçe, po akuzohet për vozitje të pakujdesshme dhe që dështoi të frenojë.

Në video shihet kur vetura që lëvizte fillon të godet karriget dhe tavolinat, duke shpëtuar çifti për pak centimetra goditjes së drejtpërdrejtë.

Për fat të mirë të gjitha tavolinat dhe karriget që u goditen me Audi ishin të zbrazura në ato momente, kurse burri u detyrua të largohet dhe t’i shpëtojë më të keqes.

Të fundit