Shtabi Qëndror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, pas konsultimeve telefonike të liderëve të partive më të mëdha në vend, shpall moratorium të të gjitha aktiviteteve partiake zgjedhore në lidhje me zgjedhjet parlamentare gjer më 22 mars 2020.
Të dielën, më 22 mars, liderët duhet të takohen që të vlerësojnë situatën dhe të sjellin vendime të përbashkëta në përputhje me rrethanat.
Apelojmë deri tek qytetarët që mos të bëjnë panik, të qëndrojnë në shtëpi, dhe të kanë kujdes duke respektuar udhëzimet e autoriteteve të vendit.
Për të gjithë qytetarët që kanë nevojë t’ju dilet në ndihmë, linja telefonike e BDI-së 080055000 do të jetë në dispozicion të qytetarëve nga dita e hënë bashkë me aktivistët tanë dhe të gjitha strukturat tona duke i respektuar njëkohësisht të giitha rekomandimet për kujdes, përdorim të dorëzave, maskave, dezinfektuesve.
Të nderuar, vëllezër dhe motra, situata me korona virusin është një situatë, e cila na tangon të gjithë ne. Prandaj, ky është momenti, në të cilin duhet të tregojmë solidaritetin tonë qytetar. Të gjithë me kujdesin dhe përgjegjësinë më të madhe, të ndihmojmë për tejkalimin sa më të shpejt të gjendjes. Bëhu pjesë e fushatës #KUJDESEMIQë nga dita e hënë, telefononi falas: 0800 55 000
Geplaatst door Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI op Vrijdag 13 maart 2020