20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Video konferencë për avancimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në organizim të Shkupit dhe Athinës

Me iniciativën e ministrave të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias, nesër do të mbahet një video-konferencë ministrore, e cila paraqet vazhdim të takimit të nivelit të lartë të mbajtur në Selanik në shkurt të këtij viti me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të BE-së.

Qëllimi i konferencës së nesërme është koordinimi dhe forcimi i bashkëpunimit të ministrive të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të BE-së nga fqinjësia e afërt në rajon në fazën e ardhshme të përballjes me pasojat socio-ekonomike të pandemisë Kovid-19.

Pritet që ministrat pjesëmarrës në tubim të diskutojnë për bashkëpunimin vijues dhe të ardhshëm lidhur me mënyrat e mundshme për rregullimin e udhëtimit ndërkufitar, transportin dhe turizmin me plotësimin e kritereve të kërkuara mjekësore, si dhe për mbështetjen e ndërsjellë për ekonomitë kombëtare. mb/

Të fundit