19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) KREU I SHKUPIT KËRKON MBËSHTETJE PËR RRËNIMIN E 140 OBJEKTEVE PA LEJE NË KRYEQYTET

Pas rrënimit të tërësishëm të objektit para qendrës tregtare “Mavrovasja”, numri një i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka njoftuar se në kuadër të qytetit, aktualisht janë 140 ndërtesa pa leje, për të cilat siç tha ai, Qyteti i Shkupit nuk ka ingerenca. Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve që të bëjnë punën e tyre.

Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit
“Fatkeqësisht Qyteti i Shkupit nuk ka ingerenca mbi ndërtimet pa leje. Të dhënat tregojnë se ka rreth 140 objekte në territorin e Qytetit të Shkupit. Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve që ta kryejnë punën. Në Qendrën tregtare ‘Mavrovasja’ bodrumi i atij objekti ishte i legalizuar, me siguri procedura për rindërtim mund të kthehet në atë pjesë e cila ishte e legalizuar”

Ndërkaq, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski akuzoi krerët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaevin dhe Ali Ahmetin, se rrënimet e objekteve pa leje po i bëjnë në mënyrë selektive. Ai bëri thirrje që pas objektit të rrënuar në qendrën tregtare Mavrovasja, eskavadorët t’i dërgojnë në Kodrën e Diellit, ku tha se është ndërtuar një fshat i tërë, por askush nuk mund të lëvizë.

Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Anarkia e ndërtimit mbretëron në mes të një vendpushimi turistik dimëror të skive. Rreth 80 objekte ndërtohen në tokë shtetërore, në mes të asaj që duhet të jetë park nacional, askush nuk i rrëzon, as nuk jep llogari për këtë. Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi, SPB Tetovë, Prokuroria Publike, Inspektorati Shtetëror për Urbanizëm dhe

Ndërtim, Ministria e transportit dhe lidhjeve- askush nuk reagon, edhepse qytetarët kërkojnë reagim. Ja shansi për populistët Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, pash shembullit në ‘Mavrovasja’ t’i dërgojnë eskavadorët këtu”

Objekti para qendrës tregtare “Mavrovasja” që u ndërtua në vend të kafiterisë “Fontana”, e cila u dogj gjatë kohës kur kishte orë policore, tanimë është i rrënuar tërësisht. Rrënimi i këtij objekti filloi pas rekomandimeve të Qeverisë që të nënshkruhet marrëveshje mes Komunës së Çairit dhe Ndërmarrjes Publike Rrugët e Maqedonisë. Ajnur Bafqari /SHENJA/

Të fundit