23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Mbahet panairi i bizneseve në komunën e Sarajit

Në Saraj u mbajt panairi tradicional i bizneseve të asaj ane, në të cilin kompanitë shfaqën ofertat dhe shërbimet e tyre para qytetarëve dhe bashkëpuntorëve. I njëjti u realizua nën organizimin e fondacionit “Albiz” dhe sipas drejtorit gjeneral Besir Dernjanit, ky panair njëkohësisht shërben edhe për të diskutuar problematikat të cilat i hasin bizneset në përditshmëri.

Besir Dernjani, drejtor ekzekutiv i “Albiz”

“Fondacioni Albiz është organizatë jofitimprurëse, e cila është e themeluar nga sektori i biznesit dhe ne çdo ditë së bashku me kompanitë tona donator që i kemi dhe me Komunën e Srajit, bisedojmë për çdo problematikë që ka mundësi fondacioni. Është një urë lidhëse mes sektorit të biznesit dhe institucioneve qeveritare, për të përmirsuar jetën e qytetarëve në çfarëdo forme”.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u shpeh se mbështeshin biznesin me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës dhe pagave më të larta.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Ne si ministri, por edhe si Qeveri, i përkrahim ngjarjet e tilla me të vetmin qëllim që pikërisht të tregohet interes i kompanive të Srajit, por edhe njkohësisht edhe rajonit të Shkupit, për të prezantuar produktet e tyre. Kjo edhe njëherë dëshmon se kompanitë kanë interes që të rrisin prodhimin me kuadër te tyre, por me siguri që do të rrisin edhe eskportin nga RMV, por edhe njëkohsisht rrisin edhe shërbimet dhe tregtinë, që janë si indikator për rritjen e BVP-së”.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti porosit pasardhësit e tyre që të plotësojnë nevojat e biznseve, sepse përmes tyre, thotë Bexheti fiton edhe arka e shteti por edhe qytetarët.

Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit

“Gjithsesi se ka nevojë, por të gjithë këto do të shqyrtohen, duke pasur parasysh se jemi në fund të këtij mandati qeveritar. Me siguri se subjektet garuese që janë të interesuara, që të kenë mbështetje sa më të gjerë, do dëgjojnë me vëmendje, se çdo herë mundet edhe më mirë”.

Ky panair mbahet për herë të katërt, ndërsa siç thonë do të vazhdoj edhe vitet e tjera edhe atë me përmasa edhe më të mëdha.

Emine Ismaili /SHENJA/

Të fundit