24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

VIDEO: Përmbytje të mëdha në Itali, qytete të zhytura, ka edhe viktima

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar nga shtëpitë e tyre nga përmbytjet shkatërruese në rajonin verior italian të Emilia-Romagna, thanë autoritetet, dhe frikësohen se mund të ketë edhe situata më të rënda.

“Shiu nuk po ndalet, do të vazhdojë edhe për orët e ardhshme”, tha për kanalin e lajmeve SkyTG24, zëvendës shefi i shtabit për mbrojtjen civile, Titi Postiglione. “Ne po përballemi me një situatë shumë, shumë të ndërlikuar”, shtoi ai.

Zyrtarët e Emilia Romagna thanë se tre trupa u gjetën në qytetet Forli, Cesena dhe Cesenatico, ndërsa tre persona ishin të zhdukur.

Të fundit