25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Raport: Shkeljet më të shumta janë vërejtur procedurat për punësim dhe kontroll të interesit të institucioneve

Komisioni shtetëror për ndalim të Korrupsionit, sa i përket shkeljeve të parashtruara, më shumë vendime ka sjellur për procedurat për punësim dhe kontroll të interesit. Sipas raportit të realizuar nga “Societas Civilis” kushtuar punës 6 mujore të Komisionit për Antikorrupsion, vendimet e ndërlidhura me punësimin më së shumti janë në fushën e gjyqësisë, gjegjësisht 56%.

“Societas Civilis”

“Për periudhën e analizuar, Komisoni shtetëror për Ndalim të Korrupsionit më shumë vendime pra 42%, që i ka sjelllur kanë të bëjnë me procedura të ndërlidhura me punësimin ose marrëdhënie të punës. Ndërsa 27 % e vendimeve të sjellura kanë të bëjnë me kontrollin e rregullt për gjendje pronësore të bartësve të funksioneve publike”.

Ndërkaq, në raport qëndron se edhe pse përbën obligim ligjor disa persona të zgjedhur dhe emëruar nuk e kanë paraqitur gjendjen e pronës së tyre.

“Societas Civilis”

“Nga periudha 1 janarë deri më 15 tetor, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka parashtruar 7 kërkesa për ngritje të procedurës kundërvajtëse, për shkelje të bërë përshkak të mospërmbushjes së obligimit për plotësim dhe parashtrim të fletës ankestuese”.

Ndërkaq, neni 85 i Ligjit për ndalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, thotë se të dhënat për gjendjen e pronës dhe ndryshime të gjendjes pronësore paraqesin informacione me karakter publik.

Komisioni për Antikorrupsion përmban regjistër të personave të zgjedhur dhe emëruar, persona përgjegjës në ndërmarrjet publike, institucione publike ose persona të tjerë jurudik të cilët disponojnë me kapital shtetëror.

Projekti është financuar nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur”.

Anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror u zgjodhen më 8 shkurt të 2019-tës.

Emine Ismaili /SHENJA/

Të fundit