25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Si është e mundur që një fëmijë i shëndetshëm të vdes brenda natës apo një i rritur – cila është arsyeja, flasin Dr. Aspazija Sofianova – pediatre dhe Dr. Irina Buhova, interniste.

Rasti i vdekjes së papritur të Janës së vogël ka shqetësuar prindërit.

Si është e mundur që një fëmijë i shëndetshëm që nuk ka pasur ndonjë problem serioz shëndetësor të vdesë brenda natës? Kjo është pyetja që çdo prind ia bën vetes, me frikë në vetvete nëse fëmija i tyre është i shëndetshëm, nëse duhet të bëjë ekzaminime shtesë. A mund të parandalohet sindroma e vdekjes së papritur?

Por jo vetëm për fëmijët. Shpesh dëgjojmë për të rinj, adoleshentë dhe të moshës së mesme që nuk ishin të sëmurë, të paktën jo me simptoma të dukshme, por që vdiqën papritur. Një djalë u rrëzua gjatë stërvitjes dhe vdiq, një 30-vjeçar piu kafe dhe vdiq – këto janë vetëm disa nga titujt në media.

Cila është arsyeja, nëse këta persona kanë pasur probleme të fshehura shëndetësore dhe, më e rëndësishmja, a ka mundur të bëjnë diçka për të parandaluar një përfundim fatal, shikoni intervistën me specialistet Dr. Aspazija Sofianova – pediatre dhe Dr. Irina Buhova, interniste.

Të fundit