Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
(VIDEO) SOT NË MESNATË PËRFUNDON FUSHATA ZGJEDHORE - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

(VIDEO) SOT NË MESNATË PËRFUNDON FUSHATA ZGJEDHORE

Sot në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Për rreth 20 ditë, partitë kërkuan besimin e qytetarëve në 80 komuna në gjithë vendin. Shumica e kandidatëve folën për infrastrukturë dhe zhvillim lokal, por u soll në vëmendje edhe fakti se këto zgjedhje mund të jenë një test i rëndësishëm edhe për pushtetin qendror. Kryeministri Zoran Zaev kërkoi vota për kandidatët e LSDM-së për të vazhduar qeverisjen progresive sipas tij.

Zoran Zaev, kryetar i partisë
“Nuk ka arsye për të qenë modest dhe të ikim nga e vërteta. Duke iu faleminderuar ideologjisë progresive të LSDM-së, duke iu falëmnderuar qeverisë proevropiane që e udhëheqë, kemi lufuar me dekada regjimin. Sot jemi vendi i 30-të anëtar i NATO-së, ulemi në një tavoline dhe vendosim në mënyrë të barabartë me Zvicrrën, Gjermaninë, Francën”.

VMRO DPMNE vuri theksin tek situata gjithnjë e më e vështirë ekonomike për qytetarët e vendit, shtrejtimet e prodhimeve ushqimore dhe energjetike.

Sinkron; Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE
“Janë rritur çmimet e produkteve themelore, shtrenjtohen edhe benzinat, ndërsa është e mundur që shumë shpejtë të ketë rritje edhe të energjisë elektrike. Ekonomia e ndjen këtë tani, pasi çmimi i energjisë elektrike në bursat botërore është alarmant”

Në kampin shqiptar, debati në shumicën e komunave u zhvillua mes BDI-së në pushtet dhe koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se ka porositur bashkëpunëtorët e tij që të punojnë mirë në mandatin e ardhshëm.

Ali Ahmeti, kryetar i partisë
“Bashkëpuntorët e mi e dinë që kanë një periudhë që u them punoni mirë e drejtë, ta ruajmë si sytë e ballit thesarin kombëtar që kemi ndërtuar në Bashkimin Demokratik për Integrim”

Por për koalicionin Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, ajo që ka bërë BDI në 20 vite pushtet lokal dhe qëndror është degradim në çdo fushë.

AFRIM GASHI, ALTERNATIVA
“Mw 17 tetor duhet tua dërgojmë një porosi se e kanë tepruar, kanë zhvatur dhe shantazhaur shumë, i kanë lënë komunat të pazhvilluara, e kanë degraduar arsimin dhe kulturën, na i kanë përzënë të rinjtë jashtë shtetit, dhe është koha e fundit që t’i dënojmë me votë”

Lëvizja Besa nga ana tjetër premtoi zgjidhjen e të gjitha problemeve infrastrukturore në një mandat 4 vjeçar, nëse marrin besimin e votuesve.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa
“Edhe pse jemi në shekullin 21, ne ende duhet të meremi me probleme të kanalizimit, furnizimit me ujë, ndriçimit, infrastrukturësvelementare. Para jush zotohemi se këto tema njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllim brenda këtij katërvjeçarit”

PDSH-ja foli më shumë për decentralizimin e plotë të pushtetit lokal, si mënyrë e vetme për zhvillimin e komunave shqiptare.

Menduh Thaçi, kryetar i partisë Partia Demokratike Shqiptare

“Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, sa më shumë që do të kaloj koha pesha e zgjedhjeve lokale do t’i arrijë peshën e zgjedhjeve parlamentare. E para, se pushteti lokal është pushteti i parë me të cilin qytetari ka punë, e dyta Maqedonia kurrë nuk mund t’i ik decentralizimit të plotë të pushtetit lokal”

Në këto zgjedhje garojnë edhe partitë e tjera parlamentare. Partia “E Majta” propagandoi se rëndësia e pushtetit lokal është e nënvlerësuar nga politika dhe qytetarët.

Dimitiar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”
“Zgjedhjet lokale të nderuar qytetarë nuk janë vetëm për kanalizime. Sipas ligjit për qeverisjen lokale 90% nga përditshmëria jonë varet nga Zgjedhjet Lokale, këtu është demokracia direkte, si formë që tek ne është nënvlerësuar, këtu është vetqeversija lokale, kujdesi komunal, ekologjia, shërbimet publike”

Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në gjithë territorin. Nesër votojnë mbi mbi 8000 persona të sëmurë ose në izolim për shkak të Covidit, si dhe të burgosurit në të gjitha burgjet e vendit. /SHENJA/

Related posts

Prezantimi i rezultateve të monitorimit të i KSHPK-së

Televizioni Koha

Greqia hap kufijtë për turistët më 15 qershor

Televizioni Koha

Oda hotelerike-turistike: Agjencitë turistike kërkojnë ndihmë nga qeveria, këtë nuk mund ta durojmë

Televizioni Koha

Leave a Comment