19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

VIDEO/ Verona nën pushtetin e stuhisë, makina nën ujë e qindra pemë të thyera

Rajoni i Venetos në Itali u godit nga një stuhi e fuqishme që shkaktoi dëme të mëdha sidomos në provincën e Veronas, Vicenza e Padova.

Moti i keq ka prekur rajonin prej pasdites së sotme. Verona është zona më e goditur. Përmbytje të rrugëve, makina që notojnë në ujë dhe pemë të rrëzuara në tokë.

 


Ne foto: Demet nga stuhia ne Verona
Zona të ndryshme të qytetit u dëmtuan, duke nisur nga qendra historike deri në Veronetta, një zonë që është goditur vazhdimisht nga stuhitë edhe javët e fundit.

Stuhia u shoqërua dhe me breshër kokërr madh që mbuloi rrugët me një mantel të bardhë, ndërsa rrugë të tjera uji kaloi mbi një metër e gjysmë.

Zjarrifikësit raportojnë për mbi 500 pemë të rrëzuara. “Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe kjo mund të jetë një mrekulli” thonë zjarrfikësit.

Ora News ju sjell video ekskluzive.

Të fundit