19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

VIDEO | Zajkova: Për të rinjtë flitet shumë, por shumë pak punohet

Këtë vit Parlamenti Evropian miratoi një vendim që ky vit në Evropë i kushtohet rinisë. Për rininë dhe politikat rinore biseduam me deputeten Monika Zajkova, koordinatore e Klubit për Çështje dhe Politika të Rinisë.

– Flitet vazhdimisht për të rinjtë, por këto janë thjesht fraza si ajo që e ardhmja u përket të rinjve. E tashmja i përket edhe rinisë. Një Klub për Çështjet dhe Politikat Rinore u krijua në vitin 2017 dhe të rinjtë janë të përfshirë në politika dhe strategji, por pak po bëhet. Klubi është themeluar si udhërrëfyes për përfshirjen e sektorit të rinisë në miratimin e Ligjit për të rinj, thotë Zajkova, përcjell Tv Koha.

Ajo kujton se Klubi ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit me maturën shtetërore. Organizatat rinore nuk janë të njohura me punën e Klubit. Ne jemi në Kuvend që mbikëqyrim nëse zbatohet Ligji për të rinjtë dhe reagojmë kur shohim se po shkelet, thotë Zajkova. Ajo shton se Klubi mund të lobojë te aktorët politikë për të mirën e të rinjve.
Klubi organizoi gjithashtu debate për shëndetin mendor. Zyra rinore ka vetëm në pesë komuna dhe duhet të ketë në çdo komunë.

Me Kuvend Klubi është zotuar që të punojë për rininë, e jo për partitë dhe për populizmin politik, thotë Zajkova dhe njofton se siç ka pyetje parlamentare, ashtu do të ketë pyetje të të rinjve dy herë në vit, dmth. Të rinjtë do t’u drejtojnë pyetje në seancë plenare përfaqësuesve të institucioneve dhe vetë deputetëve.

Ndiqni të gjithë bisedën në video

Të fundit