24/04/2024
6.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vijojnë lëkundjet në Turqi, një tërmet me magnitudë 4.5 goditi në veriperëndim të Kahramanmaras

Një tërmet i ri me magnitudë 4.5 goditi Turqinë qendrore, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Epiqendra ishte 23 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaras.

Thellësia fokale llogaritet në dhjetë kilometra.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje.

Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

Turqia më 24 shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet, teksa Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), vlerësoi se 1.5 milion persona kanë mbetur të pastrehë.

Mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

Tërmetet e 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – kanë marrë jetën e mbi 50.000 personave.e.

Të fundit