17/04/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Viktima e shtatë nga shpërthimi në Rramanli, vdiq një burrë 55-vjeçar

Vdes edhe njëri nga personat e lënduar në shpërthimin e bombolës së gazit që ndodhi para dy javësh në fshatin Rramanli të Kumanovës, me çka numri i të vdekurve u rrit në shtatë.

Nga Klinika për Kirurgji Plastike për MIA-n konfirmuan se personi ka vdekur në orën gjashtë të mëngjesit në Klinikën për Neurologji. Bëhet fjalë për një burrë 55-vjeçar.

“Personi ka vdekur në orën 06:00 të mëngjesit në përkujdesin intensiv të Neurokirurgjisë. Paraprakisht personi është mjekuar në Klinikën për Kirurgji Plastike, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar për përkujdes intensiv në Neurokirurgji”, deklaroi drejtoresha e Klinikës për Kirurgji Plastike, Sofija Pejkova.

Personi që ka ndërruar jetë ka qenë me mbi 45 për qind për të përfshirjes së trupit me djegie. Janë kapluar edhe kanalet e frymëmarrjes.

Nga fatkeqësia në Rramanli, janë duke u mjekuar edhe tre persona në Spitalin e vjetër të qytetit.

Drejtori i spitalit, Luben Arsenkov informoi se në gjendje më serioze është një 31-vjeçar. Pacienti është stabil, por akoma në rrezik për jetën dhe është i vendosur në aparate për frymëmarrje.

Në këtë spital e hospitalizuar është edhe gruaja shtatzënë, tek e cila gjendja është përmirësuar dukshëm dhe është transferuar në Repart. Fëmija i hospitalizuar dhjetëvjeçar është me përqindje të lartë të djegieve, por në gjendje relativisht stabile.

Paraprakisht vdiqën dy gra, njëra e moshës 63-vjeçare, ndërsa tjetra 36-vjeçare si dhe një burrë i moshës 58-vjeçare. Në vendin e fatkeqësisë që ndodhi më 23 shkurt jetën e humbën tre fëmijë të moshës tetë, nëntë dhe njëmbëdhjetëvjeçare. MIA.shk/

Të fundit