19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vizitë e parë e kompanive të sigurimit nga Turqia, bashkëpunim i mundshëm në sigurimin e shëndetit dhe dëmeve nga tërmete

(MIA) – Kompani të sigurimit nga Turqia, anëtare të Odës Ekonomike të Stambollit (ITO), dje në takim me Odën Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO) në Shkup i kanë shqyrtuar mundësitë për zhvillimin e produkteve të përbashkëta dhe kishin vlerësuar se është i mundshëm bashkëpunim në sferën e sigurimit shëndetësor dhe sigurimin e dëmeve nga tërmetet.

Kjo, siç informon MATTO, është vizita e parë e përfaqësuesve të industrisë së sigurimit të Republikës së Turqisë. Vizita është hulumtuese për vlerësim të mundësisë së bashkëpunimit, investimeve dhe partneritetit projektues.

“Delegacioni turk i biznesit, i kryesuar nga kryetari i Shoqatës së Shtëpive të Sigurimit, Husein Duru, ishin pritur nga kryetari i MATTO, Ajdovan Ademoski dhe nga Maria Tomeska, nënkryetare e MATTO dhe kryetar i Bordit Drejtues të ‘Eurolink’. Të dyja palët i prezantuan industritë dhe konstatuan se bashkërisht mund të zhvillojnë produkte të sigurimit: sigurim shëndetësor, i cili është në rritje te ne, ndërsa në Turqi po përjeton ekspansion, si dhe sigurim në sferën e dëmeve nga tërmetet, që te ne nuk ekziston, ndërsa në Turqi është i zhvilluar. Pala turke e prezantoi platformën onlajn “Infoqendra e Sigurimit” që e integroi të gjithë industrinë e sigurimit (operatorë ekonomikë, produkte dhe çmime), ndërsa po rinovohet në bazë ditore. Me platformën arrihet transparencë edhe për kompanitë edhe për qytetarët dhe ndikohet në rregullimin e këtij tregu”, informon MATTO.

Industria e sigurimit në Turqi vitin e kaluar ka bërë qarkullim prej 12 miliardë euro. fc/

Të fundit