19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vizitë e parë e shefit të diplomacisë qipriote në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Qipros Nikos Hristodulides me ftesë të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, ministri Hristodulides do të pritet edhe nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryeministri Oliver Spasovski.

“Në takim është paraparë të bisedohet për bashkëpunimin dypalësh dhe për gjendjen në rajon, veçanërisht për perspektivën e tij evropiane dhe euroatlantike, si dhe për mbështetjen që Republika e Qipros ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë kontekst”, theksojnë nga MPJ-ja.

Në fokus të takimit do të jenë edhe mundësitë për avancimin e dialogut politik në periudhën që vijon me qëllim të pasurimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. .MEDIAL.mk

Të fundit