15/08/2022
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vjen donacioni i dytë me 20 mijë vaksina nga Kroacia

Mëngjesin e sotëm kanë arritur 20 mijë vaksina Astra Zeneca si donacion nga Republika e Kroacisë. Vaksinat nga java e ardhshme do të dërgohen nëpër punktet e vaksinimit në vend, informon Zhurnal.

Ky është donacioni i dytë i vaksinave “Astra Zeneca” nga ana e Kroacisë.

Në fillim të korrikut gjithashtu 10 mijë vaksina solli ministri i jashtëm kroat, Gordan Grliç Radman.

Dora e shtrirë miqësore gjatë pandemisë është akt që i gjithë procesi i luftës kundër virusit e bënë më të suksesshëm. Ministri Filipçe shprehë falenderime për qeverinë kroate për këtë akt solidar.//Zhurnal.mk

Të fundit