18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vjosa Osmani flet para deputetëve: Të rriten investimet në vendbanimet shqiptare

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u takua edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ndërsa fjalim mbajti para deputetëve të Kuvendit. Këtu Osmani përmendi miqësinë shumëvjeçare dhe lidhjet e forta që kanë dy vendet për shkak të afërsisë gjeografike por edhe lidhjeve farefisnore që kanë qytetarët. Shtoi se qëllimi i përbashkët i dy vendeve është familja europiane, ku siç tha, atje e kemi të ardhmen dhe e kemi dëshmuar se aty e kemi vendin. Osmani kërkoi rritjen e investimeve në vendbanimet shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e vendit.

“Të prirë nga vizioni për mirëqenie të shtuar e me qëllim të kapërcimit të sfidave socio-ekonomike, me të cilat ballafaqohet i gjithë rajoni ynë, rritja e investimeve edhe në rajonet ku jetojnë shqiptarët dhe fuqizimi edhe më shumë i vetëqeverisjes lokale me kapacitete dhe financa, shpresoj të shihet si prioritet. Në këtë mënyrë krijohen mundësi shtesë që qytetarëve t’u ofrohen shërbime më cilësore si dhe të garantohet përdorimi i gjuhës shqipe, në të gjitha institucionet e vendit.”- deklaroi Vjosa Osmani-Sadriu, presidente e Republikës së Kosovës.

Të fundit