27/05/2022
17.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE bazuar te anketa: Jo vetëm ne, edhe qytetarët duan zgjedhje të parakohshme

VMRO-DPMNE sot si duket është në qejf pas publikimit të rezultateve nga sondazhi i IPIS, duke thënë se përpos tyre, edhe populli dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, informon Zhurnal.

Sipas tyre dhe sipas sondazhit të IPIS, 21,2% e qytetarëve do të votonin VMRO-DPMNE-në, ndërsa LSDM-në vetëm 16,2%.

“Anketat janë të qarta, populli është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE me besim më të madh, Mickoski me mbështetje më të madhe. 21,2% e qytetarëve do të votonin VMRO-DPMNE-në, derisa 16,2% LSDM-në. VMRO-DPMNE është parti me mbështetje më të madhe tek qytetarët, ndërsa LSDM po fundoset”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia shtojnë se populli sheh se kush punon dhe kush ndërton, dhe kush do të zgjidhë problemet e qytetarëve. Ata bazohen te kryetarët e komunave të cilët shumica janë të VMRO-DPMNE-së.

“Në komunat ku udhëheqë VMRO-DPMNE, janë realizuar apo janë filluar mbi 1000 projekte, ndërsa te ato të LSDM-së, ka stagnim të plotë.

Qytetarët duan politikanë të cilët ofrojnë zgjidhje dhe i zgjidhin problemet e tyre”, thonë nga kjo parti.

Nga DPMNE shprehen se anketat janë të qarta dhe qytetarët duan zgjedhje orë e më parë./Zhurnal.mk

Të fundit