20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE do të dorëzojë propozim për shpërndarjen e Kuvendit më 12 shkurt nëse atë nuk e bën pushteti

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë propozim për shpërndarjen e Kuvendit më 12 shkurt, siç është paralajmëruar, nëse atë nuk e bën shumica qeveritare, njoftoi sot në pres konferencë lideri i kësaj partie, Hristian Mickoski.

“Ne do të dorëzojmë propozim nëse shohim se shumica qeveritare nuk e bën atë. VMRO-DPMNE do të dorëzojë dhe atëherë do të dijë opinioni në Maqedoni se kush dhe cili ikë nga zgjedhjet dhe pse ikë nga ato zgjedhje”, ka thënë Mickoski.

Sipas tij, Zoran Zaev tenton me çdo kusht të anulojë zgjedhjet.

Mickoski në pres konferencë ka folur edhe për ligjin e ri të PP-së me çka propozon të përfshihen ekspertë në miratimin e saj. fab/

Të fundit