19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Ekonomia e vendit para kolapsit

VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate me shkrim thotë se ekono(MEDIAL)e Maqedonisë ndodhet pranë kolapsit.

“Mbi 500 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në varfëri me një vakt gjatë ditës, ndërsa si rezultat i gjendjes ekonomike ata shprehen të bindur se nuk do ta kenë as atë ushqim. Sipas anketave thuhet se mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë lëshim nga puna, numër që rikujton Maqedoninë për një periudhë të errë të tranziconit kriminal”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së

Ata thonë se LSDM vazhdon t’i kënaqë oligarkët dhe se asnjë shteti në botë nuk shton tatimet përveç Maqedonisë.

“Qeveria në vend që të ndihmojë, ata i pengojnë qytetarët. LSDM përsëri goditi xhepin e qytetarëve me rritjen e akcizës për naftën”, shprehen nga kjo parti duke theksuar se qeveritë botërore ndihmojnë qytetarët ndërsa kjo qeveri po e vjedh popullin e vet. mb/

Të fundit