29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE-ja shqyrton mundësinë për braktisjen e Kuvendit

VMRO-DPMNE sonte do ta shqyrtojë mundësinë për braktisjen e Kuvendit. Këtë e bëri të ditur lideri i partisë, Hristian Mickoski, i cili tha se ky veprim vjen për shkak të mos thirrjes së seancës për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas Mickoskit, me mos-shpërbërjen e sotme të Parlamentit, pushteti nuk e respekton marrëveshjen politike me të cilën partitë parlamentare vendosën të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme më 12 prill, ndërsa Parlamenti të shpërbëhet sot.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi dy ditë më parë njoftoi se sipas përllogaritjeve të KSHZ-së, afati i fundit kur Kuvendi mund të punojë që mos të rrezikohen zgjedhjet e 12 prillit, është data 16 shkurt.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev disa herë paralajmëronte që Kuvendi nuk do të shpërndahet më 12 shkurt nëse nuk miratohet Ligji për prokurorinë publike, duke siguruar se hapi i këtillë nuk do ta vë në pikëpyetje datën e arritur për zgjedhje në prill.

Të fundit