01/10/2022
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme/ LSDM: Qytetarët nuk duan politikë destruktive

Ndonëse ka kaluar një javë nga zgjedhjet lokale në Marvovë-Rostushë, Qendër Zhupë dhe Tetovë, partitë më të mëdha politike në vend nuk mund të bien dakord se kush është fituesi i zgjedhjeve. Partia në pushtet LSDM-ja vlerëson se VMRO-DPMNE ka përjetuar fiasko.

“Asnjë fjalë nga Mickoski për atë që kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushes, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë, është mposhtur me diferencë prej 1300 votave. Asnjë fjalë nga Mickoski për faktin që nuk arriti t’i bllokojë zgjedhjet në Qendër Zhupë dhe fitoi kandidati i koalicionit të udhëhequr nga LSDM. Fitorja e dyfishtë e LSDM-së dhe koalicionit në Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë dhe rënia e dukshme e votave për VMRO-DPMNE në Tetovë treguan se qytetarët nuk duan destruktime dhe bllokada, por përparim, zhvillim, shtet evropian dhe vlera evropiane.”- thonë nga LSDM.

Për partinë opozitare, këto rezultate janë arsye për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“LSD-ja anti-maqedonase ka frikë nga zgjedhjet, sepse Kovaçevski kurrë më nuk do të jetë kryeministër. LSD-ja anti-maqedonase e di se populli nuk i përkrah politikat e tyre destruktive dhe kjo shihet nga rezultatet e zgjedhjeve në Tetovë. VMRO-DPMNE e mposhti LSD-në me 2:1. Humbja e LSD-së në Tetovë do të jetë humbja e LSD-së në të gjithë Maqedoninë. Duke kundërshtuar idenë për zgjedhje, duke ikur nga ballafaqimi me popullin, LSD-ja anti-maqedonase vetëm tregon se sa të mjerë dhe egoistë janë. Janë të gatshëm ta falimentojnë vendin vetëm për të qenë një ditë më shumë në funksion.”- thonë nga VMRO-DPMNE.

Analiza e zgjedhjeve në Tetovë tregon se vetëm Lëvizja Besa ka shënuar rritje të votave, ndërsa dy partitë më të mëdha kanë rënie prej nga 700 votash. Në zgjedhjet në Mavrovë-Rostushë, fitoi kandidati i LSDM-së, Medat Kurtovski me 60% të votave, ndërsa në Qendër Zhupë, kandidati i vetëm për kryetar komune, Arijan Ibraim, arriti të sigurojë census për shkak se dalja ishte 47,46%.

Të fundit