28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: LSDM-ja asgjë s’ka përmbushur nga projektet e premtuara

Kanë kaluar më shumë se tre vjet pasi LSDM-ja dhe Zaevi janë në pushtet, ndërsa nga projektet e premtuara nuk kanë përmbushur asgjë.

Kanë premtuar kujdes të plotë për fëmijët, hapjen e kopshteve të reja, por qytetarët nuk kanë marrë asgjë nga kjo.

Para se të vijnë në pushtet në planin e tyre të ashtuquajtur “Plan për jetë” premtuan kopshte në Strumicë, Gjorçe Petrov, Kriva Pallankë, Bogovinë dhe Resnjë, por kopshte në këto vende ende nuk ka.

Nga opozita LSDM0ja premtoi edhe edukatorë spacialë, por edhe kjo mbeti një premtim i tyre bosh.

Derisa VMRO-DPMNE-ja ishte në pushtet kishte kujdes të plotë për fëmijët dhe mbrojtjen e fëmijëve, me ç’rast deri në vitin 2014 ndërtoi 44 kopshte për fëmijë, ndërsa vetëm në periudhën nga viti 2014-2016 ndërtoi 21 kopshte.

Është i rëndësishëm edhe fakti se VMRO-DPMNE e zgjeroi përfshirjen e fëmijëve nga arsimi parashkollor 27%, ndërsa LSDM për tre vjetët e tyre e ka rritur vetëm për 2-3%.

Vjen fundi i politikave shkatërruese të LSDM-së, dhe e gjithë kjo do të përfundojë pas 12 prillit.

Pas 12 prillit do të vijë rindërtimi i Maqedonisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja e cila angazhohet për të mirën e të gjithë qytetarëve në shtet.

Qendra për Komunikime të VMRO-DPMNE-së

Të fundit