05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Me programin e ri angazhohemi për gazifikim të plotë të Maqedonisë

Nga parti opozitare VMRO-DPMNE theksojnë se kjo parti angazhohe që me programin e ri të sjellë gazifikimin e plotë të Maqedonisë.

“Një nga prioritetet strategjike të qeverisë së re të VMRO-DPMNE do të jetë prezantimi i gazit natyror për përdorim në amvisëri, industri, NVM, arsim, institucione sociale, lehtësira shëndetësore etj.
Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ndërtojë sistemin e tubacionit të gazit në vend. Në periudhën në vijim, projekti do të përfundojë dhe vihet në veprim me dinamikë të fortë.

VMRO-DPMNE do të ndërtojë tubacionin kryesor të gazit Negotinë – Kavadar – Manastir, Shkup – Tetovë – Gostivar, ndërtimin e tubacionit të gazit Shtip – Radovish – Strumicë – Gjevgjeli. Është parashikuar edhe ndërtimi i tubacionit të gazit Gostivar – Kërçovë, tubacionit të gazit Sveti Nikollë – Veles, Manastir – Resnjë – Ohër – Strugë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/

Të fundit