29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Në Kosovë janë arrestuar zyrtarë të shërbimit inteligjent të Ushtrisë së Maqedonisë

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE thotë se para 10 ditëve në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Maqedonisë.

Kovaçki thotë se të njëjtit ishin dërguar në Kosovë nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Operativët e inteligjencës janë dërguar në Kosovë rreth 10 ditë më parë nga ministrja Sllavjanka Petrovska, por në të njëjtën ditë që ata kanë mbërritur në Kosovë, ata janë ndaluar për aktivitete të dyshimta. Për 10 ditë nga Ministria e Mbrojtjes heshtin për arrestimin në Kosovë të operativëve të Shërbimit të Sigurisë dhe Informimit Ushtarak. Se çfarë kërkonin oficerët e inteligjencës shtesë në territorin e Kosovës, ku tashmë ekziston misioni i NATO-s dhe pse Sllavjanka Petrovska i dërgoi operativët pa aminin e komandantit përgjegjës, mbetet të përgjigjet vetë ministrja e Mbrojtjes”.

“As që dua të mendoj se oficerët tanë të inteligjencës u arrestuan sepse në territor të huaj u paraqitën si oficerë të zbulimit. Ndryshe, Sllavjanka Petrovska për ta mbuluar paaftësinë, menjëherë pas disa ditësh dërgoi në Kosovë zyrtarë shtesë nga i njëjti shërbim, por kësaj radhe me një njoftim te autoritetet dhe nën petkun se duhet të zhvillojnë bisedime me anëtarët e Kontingjenti maqedonas të cilët janë me mision në Kosovë”, tha mes tjerash Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

Të fundit