23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE nesër organizon protestë kundër Filipçes dhe Zaevit

VMRO-DPMNE-ja opozitare për nesër ka organizuar protestë kundër Venko Filipçes, përshkak se siç thonë, ka dështuar në menaxhimin me pandeminë, informon Zhurnal.

Nga VMRO thonë se deri sa e gjithë bota vrapon pas vaksinave, Zaev e Filipçe vrapojnë pas provizioneve për vaksinat kineze.

“Sot këto njerëz që vdesin, nuk do të kishin vdekur nëse Zaev e Filipçe nuk ngisnin motorë por të siguronin vaksina. Filipçe dhe Zaev kanë duar të përgjakura. Varret po mbushen ndërsa parqet po zbrazen”, akuzojnë nga VMRO.

Ata shprehen se personeli mjekësor pa asnjë ndihmë po përballet me korona virusin, ndërsa vaksinat qytetarët mund t’i shohin vetëm nëpër deklaratat e Filipçes ndërsa në realitet jo.

E për këtë shkak, VMRO-DPMNE kanë organizuar protestë për nesër (e shtunë). Protesta do të fillojë nga ora 11:30 para Ministrisë së Shëndetësisë.//Zhurnal.mk

Të fundit