29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Nevojitet dorëheqje e menjëhershme e Venko Filipçes

Skandalet e Venko Filipçes nuk do të mbarojnë kurrë.

Për shkak të paaftësisë së Venko Filipçes Maqedonia çdo ditë ka numër të madh të të infektuarve të rinj me Kovid-19, mbi 3.400 qytetarë kanë vdekur deri më tani, pacientë largohen nga ordinanca me mungesë të organeve, ndërsa vaksina nuk ka as për ilaç.

Paaftësia e Filipçes të furnizojë vaksina rezulton me atë që Maqedonia të jetë në fund të listës botërore për persona të vaksinuar. Sipas të dhënave të “Blumberg”-ut Maqdonia është në vendin e 118 nga 122 shtete.

Maqedonia është në fund!

Por sikur kjo të mos mjaftonte, doli edhe një skandal nga një sërë skandalesh që ministri i Shëndetësisë dhe mjek me profesion shihet në një video ku ndodhet në sallë operacioni, në këtë rast pa ndonjë mbrojtje, pa ndonjë pajisje mbrojtëse personale duke i shkelur të gjitha protokollet themelore.

Sipas videos siguria e pacientit nuk është njëra ndër prioritetet e Filipçes, i shkel procedurat dhe protokollet mjekësore themelore.

„Primum non nocare“ – Të mos lëndojë. Duhet të jetë mendimi i parë i tërë personelit mjekësor. E shkeli Filipçe këtë rregull?

Nevojitet dorëheqje e menjëhershme e Venko Filipçes. Çdo ditë e kaluar derisa Venko Filippe është ministër kushton jetë njerëzish!

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

Të fundit