20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE propozon tre module për zbatimin e procesit arsimor

Zoran Zaevi, Venko Filipçe dhe ekipi janë krejtësisht të paaftë të përballen me sfidat të cilat i sjell epidemia me koronavirusin. Maqedonia ka mbërritur pothuajse 13 mijë të infektuar dhe mbi 500 persona të vdekur, që jemi rekorderë të zinj në rajon, madje edhe në Evropë sipas këtyre parametrave në një milion banorë.

Në mënyrë shtesë edhe ekonomia po fundoset. Për tre muaj ishte krijuar borxh i ri prej 1 miliardë euro, ndërsa në këtë rast as nuk arritëm të përballemi me krizën shëndetësore, as arritëm ta rimëkëmbin ekonominë. Zaevi i shpenzoi në ryshfet parazgjedhor dhe tani mbërrijnë mbërrijnë faturat për një përgjegjësi të këtillë. Kjo është arsyeja pse u imponojnë faturë më të madhe për energji çdo familje për 7,5 për qind, që jemi të vetmit në Evropë. Kjo është arsyeja pse bankat dështojnë në mënyrë serioze, për çfarë gjithashtu jemi të vetmit në Evropë.

Më e tmerrshme është që nuk kanë kurrfarë plani. Kjo më mirë shihet në mungesën e ideve kur bëhet fjalë për normalizimin e procesit arsimor. Zaevi dhe ekipi i tij në vend që të ofrojnë plane konkrete, ofrojnë propozime të çmendura të kapërcehet ky vit shkollor dhe nxënësit të qëndrojnë në shtëpi?!

Për këtë VMRO-DPMNE-ja propozon tre module për zbatimin e procesit arsimor. Fizikisht mësim mund të ketë në mjedise ku nuk ka Kovid-19 apo ka raste të izoluara. Mësim të kombinuar mund të ketë në mjedise me rrezik të mesëm me të paktën 15 nxënës në klasë, me të gjitha masat e ndërmarra për siguri. Mësim onlajn duhet të ketë në mjedise me rrezik të lartë.

Nëse do të kishte në qeveri normale, e jo krimogjene si ajo e Zaevit e cila interesohet vetëm për pasurinë personale, Maqedonia do të kishte plane, masa dhe suksese konkrete, jo vetëm në arsim, por edhe në shëndetësi dhe ekonomi./mia

Të fundit