19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Republikës së Maqedonisë i duhet e ardhme e sigurt, e cila do të mundësohet nga qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja

Republika e Maqedonisë nuk ka nevojë edhe për një qeveri tjetër si ajo e fundit për të varfëruar qytetarët. Republikës së Maqedonisë i duhet e ardhme e sigurt, dhe kjo do të mundësohet nga qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, reaguan nga kjo parti ndaj kumtesës së LSDM-së se ata po zhvillojnë bisedime serioze për të siguruar shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe qeveri të re.

“LSDM-ja në mandatin e saj siguroi vetëm varfëri të sigurt. Mbi 700.000 qytetarë janë në prag të ekzistencës. Qytetarët nuk kanë para në kohë krize, dhe LSDM-ja është e angazhuar për të rritur faturat e energjisë elektrike”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ajo që LSDM-ja u ka bërë deri tani qytetarëve të Maqedonisë, sipas VMRO-DPMNE-së, nuk premton ekonomi të sigurt dhe të ardhme më të mirë. Kjo, thonë ata, premton vetëm falimentim të caktuar të shtetit.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik, të martën e kaluar parlamenti i ri u konstituua dhe filloi afati 10-ditor për formimin e shumicës parlamentare, pas së cilës presidenti i shtetit duhet të japë mandatin për të formuar qeveri. Mandatari i caktuar, brenda 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, paraqet programin në Kuvend dhe propozon përbërjen e Qeverisë. bs/bsh/

Të fundit