29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Shifra e të vdekurve nga korona tejkalon 100 persona, ndërsa Zaevit i ngutet për zgjedhje

Zaevi dhe LSDM-ja po përdorin epideminë e koronavirusit për të ndarë biznese disamilionëshe, koncesione dhe për t’u bërë ryshfet klasik zgjedhor votuesve. Për shkak të sjelljes së tyre të papërgjegjshme në Maqedoni, kemi pasur një fundjavë të zezë dhe vetëm dje janë regjistruar 30 pacientë të rinj dhe 3 vdiqën. Me këtë, Maqedonia tejkaloi numrin e 100 viktimave.

Kështu qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së ku shtohet se Maqedonia është një rekord i zi në rajon për sa i përket vdekjeve për një milion banorë, ndërsa kemi më shumë viktima sesa Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia bashkë.

“Maqedonia është një vend ku nuk ka strategji për zgjidhjen e krizës ekonomike që pason krizën shëndetësore, kështu që ne kemi përqindjen më të ulët të BPV-së të ndarë për ndihmën për ekonominë dhe afarizmin dhe se ne jemi një vend ku më shumë ndahen mjete për shërbime kontraktuale, mallra, shërbime dhe transferime të tjera joproduktive sesa për mbështetjen e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe ndërtimin e investimeve kapitale”, qëndron në kumtesë.

Sipas tyre, Maqedonia është një vend në të cilin hendeku i buxhetit për muajt e parë është 200 milionë euro, pa marrë parasysh pasojat ekonomike nga kriza. Ky është një borxh i ri për secilën familje prej rreth 420 euro. mb/

Të fundit