29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE sonte do të protestojë para Qeverisë

Partia opozitare VMRO-DPMNE, sonte përpara Qeverisë do të mbajë protestë në të cilën do t’i përsërit kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kur me të njëjtën kërkesë edhe në Kuvend zbaton bllokadë aktive, njofton Portalb.mk.

Protesta është e paralajmëruar për në ora 20:00, a një paraprakisht përfaqësuesit e partisë do të fillojnë të mblidhen në tre lokacione në “Bunjakovec” – Shkup, përpara Kuvendit dhe ndërtesës së Televizionit të Maqedonisë, pas çka do të nisin drejt Qeverisë.

Vendimin për protestë e miratoi Komiteti Ekzekutiv i partisë më 17 maj, duke dërguar kritika ndaj qeverisë për shkak të menaxhimit me krizën ekonomike dhe financiare, rritjen e borxhit publik, por edhe udhëheqjen e diplomacisë. Lideri partiak, Hristijan Mickoski me video-fjalim theksoi se ditëlindjen e partisë e shënojnë në shenjën e ndryshimeve.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për nesër ka paralajmëruar takim me partnerët e koalicionit, të cilët janë në Parlament dhe Qeveri, në të cilën mes tjerash do të riafirmohet qëndrimi për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vitin 2024 bashkë me zgjedhjet presidenciale.

Për shkak të protestës, në Shkup deri në mbarimin e ngjarjes, do të jetë të mbyllura për lëvizje prej udhëkryqit të bulevardit “Goce Dellçev” me bulevardin “Ilinden” deri te udhëkryqi i bulevardit “Ilinden” me bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”, a në rrugët përreth do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit që të respektohen urdhrat që i japin zyrtarët policor.

 

Të fundit