VMRO-DPMNE: Të bëhet plan për vaksinimin për COVID, mos të ketë turma në spitale sikur për vaksinat kundër gripit - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

VMRO-DPMNE: Të bëhet plan për vaksinimin për COVID, mos të ketë turma në spitale sikur për vaksinat kundër gripit

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se me Filipçen e paaftë, të parët për vdekshmëri, ndërsa të fundit për vaksinim kundër KOVID.

Sipas tyre Venko Filipçe 2 muaj nuk mund të realizojë vaksinim për gripin sezonal, ndërsa paralajmëron vaksinim kundër KOVID.

“Dhjetëra mijëra qytetarë 2 muaj presin vaksinë për grip, të cilën duhej ta merrnin që në tetor. Sistemi është shkatërruar plotësisht. Vaksinë nuk ka. I njëjti Filipçe i cili nuk është i aftë të sigurojë vaksinë kundër gripit sezonal tani paralajmëron KOVID vaksinim. Si mendon Filipçe që qytetarët do t’i besojnë kur nuk është i aftë të realizojë një vaksinim të thjeshtë, se do të mund të realizojë vaksinim masiv? Që tani bëjmë thirrje, të bëhet plan për KOVID vaksinim dhe të përfshihen të gjithë ekspertët e nevojshëm. Të mos e vendosim veten në situatë si vend të kemi radhë njerëzish para spitaleve dhe klastere të reja të mundshme”, potencojnë nga kjo parti.

Nga kjo parti mes tjerash thonë se nevojitet qasje më serioze sepse çdo ditë numri i të sëmurëve me KOVID është mbi 1000.

“Çdo ditë thyhen rekorde negative dhe vendi të vishet me të zeza me dhjetëra të vdekur. Ne jemi në krye për sa i përket numrit të vdekjeve për një milion banorë. Maqedonia është veshur me të zeza. Venko Filiçe në vend që ta marrë përgjegjësinë shkon nëpër Maqedoni dhe realizon fushata partiake. Filipçe nuk është vetëm zyrtar partiak i LSDM-së, por edhe ministër i Shëndetësisë, ndërsa si i tillë shëndeti i qytetarëve për të duhet të jetë në vendin e parë. Por këtë në periudhën e kaluar nuk e dëshmoi. Ndërsa nuk ka as fytyrë për të dhënë dorëheqje”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Related posts

Këshilli organizativ: Djegia e makinave, me qëllim që të ulet ndikimi i protestës

Televizioni Koha

Anulohen të gjitha fluturimet e parapara në Aeroportin e Prishtinës

Televizioni Koha

Zaev pyetet se çfarë ndodhi në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ja përgjigja e tij? (VIDEO)

Televizioni Koha

Leave a Comment