05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Zgjerimi i hetimit dhe paraburgim për Katica Janevën

Kush gënjen, ai edhe vjedh, ndërsa Katica Janeva edhe gënjen edhe vjedh njëjtë edhe sikur mentori i saj, Zoran Zaev.

Kështu theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, ku shtojnë se mikja e zhvatësit të arrestuar Boki 13, gjoja është sëmurë ditën kur u zbardh afera për oktapodin politiko-gjyqësor-mediatik zhvatës të LSDM-së.

Sipas tyre Janevës nuk mund t’i besohet dhe për këtë kompetentët duhet të hetojnë nëse e ka falsifikuar apo keqpërdorur lejen e pushimit.

“Opinioni duhet të dijë se kush është Kiki dhe Friki nga rrëfimi zhvatës i publikuar në media dhe nëse këto persona janë përfaqësues të lartë në LSDM siç flitet dhe vetëm për këtë shkak të kësaj amnistohet nga përgjegjësia?”, qëndron në kumtesë.

PSP, LSDM dhe Zaev e devalvuan shtetin juridik dhe institucionet dhe drejtësia dhe e drejta duhet të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Gjithkush që ka gabuar para ligjit duhet të përgjigjet, shtohet më tej në kumtesë.koha.mk

Të fundit