18/04/2024
6 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO: Me emrat e propozuar për ambasadorë, Maqedonia turpëron veten dhe BE-në

VMRO-DPMNE, sot përmes një kumtese për media, kanë shprehur revoltën e tyre lidhur me figurat e propozuara për ambasadorë në vendet e huaja.

Nga kjo parti shtojnë se diplomacia me këtë pushtet të LSDM-së dhe BDI-së, po fundoset çdo ditë e më tepër, informon Zhurnal.

Gjithashtu nga VMRO shtojnë se lista e propozuar e ambasadorëve është skandaloze, ndërsa si skandaloze i quajnë dhe propozimet e mëhershme të Besmira Ejupit, Ljubomir Frçkovskit, si dhe tani të Andrej Zhernovskit, Viktor Dimovskit e Zoran Popov.

Edhe për Teuta Arifin VMRO-DPMNE shprehë shqetësimet e saja se madje ajo është nënçmim për Bashkimin Evropian dhe për qytetarët e Maqedonisë.

“Personi që u dëshmua si kryetar komune e dështuar, e cila pas vete la një kaos ekologjik dhe urban, e cila e bllokoi komunën në borxhe, e cila ka nënshkruar 800 marrëveshje pune, kjo Qeveri ngrihet dhe e propozon që ta përfaqësojë Maqedoninë dhe qytetarët para BE-së.

Jo më pak skandaloz është edhe vendimi për emërimin e Zoran Popov për ambasador në SHBA dhe Viktor Dimovskin në Francë. Që të dy përpos funksioneve partiake dhe politike, nuk kanë asnjë meritë për Maqedoninë, as edhe pak kapacitet që të emërohen në këto pozita të rëndësishme”, shprehen të revoltuar nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, LSDM po i shkelë profesionistët diplomatik dhe për fat të keq krijon diplomaci e cila e turpëron Maqedoninë kudo që të mundet, thuhet në komunikatë./Zhurnal.mk

Të fundit