24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO: Me interpelancën ndaj Xhaferit, LSDM do të dëshmoj ose ndërgjegje ose interes për pushtet

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka informuar se kanë dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit të kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Interpelanca për Talat Xhaferin është dorëzuar dhe tani në lëvizje duhet të jetë LSDM e Kovaçevskit. Ata tani duhet të tregojnë nëse kanë ndërgjegje dhe ta mbështesin atë apo të tregojnë se kolltuqet për ta janë më të rëndësishme sesa parimet demokratike. Talat Xhaferi me arbitraritetin e tij kontribuoi në krijimin e kaosit në Kuvend. Ai poshtëroi edhe deputetët edhe punonjësit në kuvend edhe kuvendin si institucion. Thyerja e Rregullores me mbylljen e deputetëve, primitivizmi dhe sharjet e zyrtarëve, takimet me politikanë çeçenë që përbëjnë rrezik sigurie janë vetëm disa nga skandalet që ai ka shkaktuar. Me ta shkeli reputacionin e legjislativit, shkeli dinjitetin e Kuvendit dhe e turpëroi Maqedoninë brenda dhe jashtë vendit. Nga kjo interpelancë nuk mund të shpëtojë mazhoranca qeverisëse. Ka ardhur koha që ata të tregojnë nëse janë për parimet demokratike apo peng i dëshirës për pushtet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski ditë më parë tha se edhe përkundër faktit për dorëzim të interpelancës, nuk presin përkrahrahje nga partia maqedonase në pushtet LSDM, sepse sipas tij, kjo interpelancë nuk i përshtatet pushtetit.

Të fundit