Tenderi 1.8 milion euro nga Ministria e Punëe të Jashtme për kompaninë EuroVia, ka bërë që partitë opozitare të akuzojnë partinë në pushtet, BDI-në, për keqpëdorime të parave të qytetarëve. “Secili ministër i BDI-së e ka kompaninë e tij npërmjet të cilës pasurohet” thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Deputetja Marija Miteva ngre dyshime në tenderin e rikonstrouimit të sallës sportive “Boris Trajkovski”, që e fitoi kompania që sipas VMRO-DPMNE-së ka lidhje të ngushta me BDI-në dhe është një nga donatorët më të mëdhej të subjektit të Ali Ahmetit. /Tv Koha/
Deklarat: Marija Miteva – VMRO DPMNE
“Kompanitë donatore të BDI-së janë minierat e tyre për para. Praktikisht secili ministër i BDI-së ka firmën e tij. Secili ministër përmes asaj firme, jep tenderë në katër sy. Me siguri, edhe nipat e funksionerëve të BDI-së, të gjithë kanë shpirtë sipërmasi dhe biznesmeni. Këtë radhë kështu është rasti me Bujar Osmanin, ku si Ministër i Punëve të Jashtme, kompanisë Euro Via Dooel, i ka paguar 1.8 milionë euro, para të qytetarëve, për riadaptimin e qendrës sportive Boris Trajkovski. Përderisa Osmani thotë se kjo firmë ka ofruar çmimin më të lirë në tender, kjo kompani lidhet ngushtë me BDI-në në disa raste, edhe atë: Pronar i Euro Via Dooel është është kompania Euro Via Hollding, ku përveç Elmedinit, si pronar është edhe Eldin Ademi. Personi i parë i degës së BDI-së në Jegunovcë. E njejta firmë nën pronësi të Elmedin Ademit, nipit të ish funksionarit të BDI-së Adylaqim Ademi, ka fituar tenderë tjerë në shumë prej 2 milion eurosh”.
Nga ana tjetër Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, për Televizionin Koha tha se i hedhin poshtë akuzat dhe se nuk ka asnjë keqpëdroim në mënyrën se si është bërë prokurimi publik. Ai madje arsyeton shumën prej 1.8 milion eurove me organizimin e konferencës së OSBE-së.
Grafikë –Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme
“Të gjitha pretendimet dhe akuzat për gjoja ndikim politik apo ndonjë formë të parregullsisë në zgjedhjen e kompanisë për rikonstruktimin e sallës “Boris Trasjkovski” i vlrësojmë si tendencoize dhe spekulative. Në interes të informimit transparent të opinionit, MPJ ndan me ju ofertat nga katër ofertuesit e prokurimit publik për rinkonstruktimin e qendrës sportive “ Boris Trajkovski” për nevojat e konferencës së OSBE-së. Theksojmë edhe njëherë se kjo është ngjarja më e madhe politike ndërkombëtare që do të mbahet në Shkup, ku do të marrin pjesë rreth 70 ministra të Punëve të Jashtme nga rajoni i OSDM-së dhe më shumë se 1000 mysafirë.
Eurovia – 93.746.070 denarë
kompania e dytë – 120.668.981 denarë
kompania e tretë – 134.015.461 denarë
kompania e katërt – 374.353.297 denarë”
Ndërkaq nga Lëvizja BESA thanë se skandalet e përditshme korruptuese nga ministrat aktual, dëshmojnë se sa BDI është kundër Evropës, pro-krimit dhe por-korrupsionit. Ndërkaq komisioni anti korrupsion dje thanë se në momentin që do të mbledhin elementet e duhura, si në çdo rast tjetër, do ta njoftojnë publikun ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani për Televizionin Koha .