06/10/2022
20.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO: Qeveria ta pranojë propozimin për formimin e komisionit anketues për energjetikë

Me SDS-në antimaqedonase dhe Dimitar Kovaçevskin kriza energjetike në Maqedoni po thellohet.

Kovaçevski mundëson fitime të majme për tregtarë të caktuar individualë për energji në kulmin e krizës energjetike.

Pushteti përmes ELEM-it, në vend që t’ia ofrojë energjinë e tepërt ekonomisë, u shet kompanive të cilat më pas e rishesin energjinë elektrike me çmim të bursës.

Në periudhën prej 13.08 deri më 19.08, qeveria i shet 1750 MWh kompanisë DANSKE KOMODITIS SHPKNJP për të cilën ekziston dyshim se në strukturën menaxhuese është Viktor Delovi.

Prandaj, logjikisht shtrohet pyetja nëse personi Viktor Delovi është ish-drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja Të Drejtpërdrejta në periudhën 2004-2006 kur ishte në pushtet ishte SDS-ja antimaqedonase?

Kompania e Delovit e blen energjinë elektrike me çmim prej 277 euro për MWh, në të njëjtën kohë kur çmimi në bursë arrin në 467 euro për MWh. Dallimi, gjegjësisht fitimi është 260.260 euro.

Për periudhën prej 20.08 deri më 26.08 gjithashtu është shitur edhe energjia elektrike në vlerë prej 1750 MWh me çmim prej 303 euro. Në atë kohë çmimi në bursë arrin deri në 612 euro. Dallimi gjegjësisht fitimi është 353.937 euro.

Si blerës paraqitet kompania ETMT ENERGI, e cila është në pronësi të Ener Trejd nga Shqipëria, e cila i përket Artur Mickajt, drejtor i Forumit Rinor të Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe djalit të gjyqtarit atje.

Këta dy shembuj janë tregues se si qeveria në mënyrë të papërgjegjshme sillet sektorin e energjisë dhe në vend që të sigurojë energji elektrike me çmime normale për ekonominë, ata mundësojnë fitime prej qindra mijëra eurosh për tregtarët individualë.

Pikërisht për shkak të këtyre fitimeve pushteti dëshiron të shpallë krizë në sektorin energjetik që të mundet të ndajë tenderë miliona njerëzve të afërt me pushtetin.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkon formimin e komisionit anketues për shqyrtimin e gjendjes në sektorin e energjisë.

Nëse pushteti dhe shumica parlamentare duan dalje nga kriza, ta pranojnë menjëherë të njëjtën.

Pushteti dhe Kovaçevski janë burimi i krimit.

Por, përgjegjësi duhet dhe do të ketë. E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare sa më shpejtë.

Të fundit