23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO: Zgjedhje të reja në pranverë, Misajllovski: Do të ecim drejt qëllimit

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverë të vitit të ardhshëm dhe pranim i kërkesave të VMRO-DPMNE-së për rimëkëmbje ekonomike, janë dy nga kërkesat e partisë opozitare nga mbledhja e Komitetit qendror. Megjithatë përsëri, ata nuk kanë strategji më rigoroze për ta detyruar pushtetin të pranojë kërkesat e tyre.

“Nëse ka pak racio në këtë qeveri dhe nëse ajo mirë i ndjek të gjitha deklaratat e VMRO-DPMNE-së gjatë viteve të shkuara do ta shohë se të gjitha propozimet e VMRO-DPMNE-së janë të mira për përparimin e vendit. Ata mund të ikin sa të duan nga realiteti por për fat të keq realiteti në vend është i vështirë. Kështu që ta shohim përgjigjen e tyre kurse VMRO-DPMNE-ja sigurisht do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj për të arritur qëllimin e saj dhe kjo është si të arrijmë sa më shpejt tek zgjedhjet e parakohshme për jetë dhe ekonomi më të mirë”, deklaroi Vllado Misajllovski, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE-ja shprehu mbështetje për grupin e tyre parlamentar, që të mos votojë ndryshimet kushtetuese. E nga masat ekonomike, kjo parti kërkon të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm: shtyrje e tatimit progresiv i cili duhet të fillojë nga janari, pengimi i rritjes së çmimit të rrymës, fundjavë pa TVSH, mbështetje për kompanitë vendase përmes uljes së akcizës së naftës, etj.

Zgjedhjet e parakohshme janë të papranueshme për partitë politike në pushtet./Alsat.mk Gazetare: Fatlume Dervishi

Të fundit