20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Votohet buxheti I komunës së Tetovës

Mbi 29 milion euro është buxheti I komunës së Tetovës për vitin 2023.Kësisoji, me 16 vota pro dhe 15 të përmbajtur shumica në këshillin e komunës së Tetovës votoi buxhetin të cilin sipas shumicës në këtë rast Lëvzijes Besa dhe VMRo-DPMNE-së, është buxhet për një infrastrukturë më të mirë.Kryetari I këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, tha se 7.2 milion euro janë për projekte kapitale infrastrukturore që do të fillojnë të realizohen vitin e ardhshëm.Ai tha se krahas kësaj pritet që të vazhdohet Bulevardi Bllagoja Toska, Vidoe Smilevski BAto, rruga Tetovë-Sellcë, udhëkryqi në fshatin Lisec për në Kodrën e Diellit e këshu me rradhë.

Për këshillit e BDI-së, të cilët votuan të përmbajtur, buxheti është për të rehatuar militantët partiakë dhe jo zhvillimor. Sipas Liridon Dishës, këshilltar I BDI-së, me këtë buxhet janë ndarë 1 milion euro vetëm për punësime të përkohshme dhe prandaj ata vendosën që të mos e votojnë buxhetin. Sipas tij, kjo administratë e komunës nuk parasheh zgjidhje për problemet kryesore të qytetit të Tetovës.

Edhe këshilltari I Aletarnativës Faton Selami, tha se propozimet e tij nuk janë pranuar e që kanë të bëjnë me mburojat në rrugën Sellcë-Vocë, rrugës e Shipkovicës dhe projekte për kanalizim për fshatin Xhepçisht.Pasi nuk u pranuan kërkesat e tij, ai tha se do të votojë I përmbajtur.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, thanë se shumica e projekteve të tyre janë përfshirë në buxhetin e vitit 2023 e që kanë të bëjnë me parqe në disa lagje, me manifstime fetare në qendër të Tetovës dhe rregullimin e hapësirës përreth varrezave ortodokse

 

Të fundit