18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, zyrtarja policore vret 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten

E plotësuar- Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se sot rreth orës 13:00, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B. 1975, zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë. /Telegrafi/

Të fundit