29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vuçiq: Kovaçevski nuk është i lumtur, nuk besoj se ka shpresë edhe këtë herë për Maqedoninë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se shpreson por nuk është i sigurtë dhe i bindur se do të gjendet një zgjidhje për tërheqjen e vetos bullgare dhe debllokim të eurointegrimit të RMV-së, informon Zhurnal.

Ai këtë mëngjes ka biseduar përsëri me Kovaçevskin por që të dy palët nuk janë optimist për një zgjidhje, veçanërisht pasi në Bullgari u rëzua Qeveria.

I pyetur nëse për të është e pranueshme bilateralizmi në procesin e inkuadrimit në BE siç kërkon Bullgaria, Vuçiq u përgjigj se e njejta i është bërë edhe Beogradit me Prishtinën me kapitullin 35.

“Nuk mund të them se z.Kovaçevski është i lumtur, do tëshohim çfarë do të ndodhë”, shtoi Vuçiq.

Për sjelljen e Beogradit ndaj Shkupit, Vuçiq tha se Maqedonia e Veriut për Serbinë është vend vëllazëror.

“Gjithçka ndjeni ju në Shkup, ndjejmë edhe ne në Beograd. Ne asgjë nuk presim nga ju. Presim të zhvillojmë marrdhëniet miqësore dhe vëllazërore dhe besoj se gjithnjë edhe në rrugët evropiane edhe në rrugët tjera do të jemi të bashkuar”, tha Vuçiq./Zhurnal.mk

Të fundit