20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vuçiq paralajmëron një hekurudhë të shpejtë drejt Maqedonisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë që duhet ta lidhë Beogradin me Maqedoninë Veriore, por edhe me Turqinë.
Sipas tij, mbështetja për projektin u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen.

“Kjo do të ndryshojë plotësisht gjërat, do të krijojë mundësi për njerëzit dhe transport më të mirë,” tha Vuçiç, duke shpjeguar se projekti do të përmirësonte lidhjen e rajonit nga Vjena në Stamboll, Athinë dhe Sofje.

Projekti, tha ai, do të rrisë investimet e huaja direkte në rajon gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Lidhur me ndërtimin e hekurudhës, ai se do të jetë në gjendje të llogarisë në grante të BE në një shumë që mund të arrijë të paktën 35 për qind, sepse projekti do të përshtatet në Agjendën e Gjelbër të BE për Ballkanin Perëndimor. (INA)

Të fundit