Xhaferi: 16 shkurti data e fundit për shpërndarjen e Kuvendit – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Xhaferi: 16 shkurti data e fundit për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që të deklarohet, në lidhje me atë se kur është afati më optimal për shpërndarjen e Kuvendit dhe të respektohen të gjitha procedurat dhe afatet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas Xhaferit, përgjigjja e KSHZ-së ka qenë se Kuvendi mund të shpërndahet edhe 55 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Xhaferi tha se sipas kësaj, Kuvendi më së voni mund të shpërndahet deri më 16 shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përgjigjja e tyre është afati optimal 55 ditë para datës së zgjedhjeve, që do të thotë se dita e zgjedhjeve duhet të jetë e 56-ta”, tha Xhaferi.

Në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, Xhaferi tha se ky ligj dhe ligji për Këshillin e Prokurorëve Publik është vendosur në rend dite në seancën e caktuar për në orën 17:00./Telegrafi/

Related posts

LSDM: Të respektojmë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi, së bashku t’u ndihmojmë punonjësve shëndetësorë

Televizioni Koha

“Koronavirusi”, Serbia ndalon shtetasit e Maqedonisë që vijnë nga Italia

Televizioni Koha

Sipas masave të reja, do të lejohet organizimi i eventeve dhe ngjarjeve

Televizioni Koha

Leave a Comment