29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi: Me vaksinimin e deputetëve Kuvendi kah mesi i majit do t’i kthehet normalitetit

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se me vaksinimin e deputetëve pret që kah mesi i muajit maj të normalizohet edhe puna e Kuvendit. Ai gjithashtu njoftoi se ka dorëzuar listën me 120 deputetë, ndërkohë që është vendimi individual i gjithsecilit që të vendos nëse do të vaksinohet ose jo.

“Sot në prani me ministrin Venko Filipçe jemi prezent këtu për të filluar edhe imunizimin e deputetëve. Duke pas parasysh faktin që paraprakisht një pjesë e shërbimeve administrative të parlamentit patën kryer këtë obligim, ditëve në vijim e kanë dozën e dytë të vaksinimit, sipas radhës dhe planit të përgjithshëm të vendosur nga organet përkatëse.

Imunizimi i deputetëve fillon sot me dozën e parë, dhe sipas protokllit doza e dytë duhet të jetë diku mesi i muajit maj dhe nga atëherë duhet të rikthehet normaliteti i punës së parlamentit, normal duke vazhduar të respektohen rregullat dhe procedurat të cilat mbeten në fuqi deri atëherë dhe pas asaj derisa nuk ka ndryshime për protokollet dhe procedurat e punës së institucioneve përkatëse.

Kështu që mendoj që është momenti i mirë që me qenë bashkë këtu dhe me shqyrtua çështjen e punës së imunizimit të qytetarëve në përgjithësi. Unë si kryetar i Kuvendit kamë dorëzuar listën me 120 deputetë, më pas është vendim i secilit që të vendos nëse do të vaksinohet ose jo”, tha Xhaferi.

“Sot si pjesë e të punësuarve në infrastrukturën kritike do të vaksinohen deputetë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një pjesë e shërbimeve të këtij institucioni që nuk u vaksinuan herën e kaluar. Deputetët do të vaksinohen me vaksinën Sputnik V. Sot në tre grupe është organizuar procesi i vaksinimit. Paralelisht me këtë në këtë punkt në sallën A1 Arena në Boris Trajkovski po rrjedh vaksinimi edhe i personave të moshuar, të moshës mbi 70 vjeç” ”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Të fundit